Jevtic: Nuk po vrapojmë të futemi në Qeverinë Kurti, por ligji është i qartë - Bota Sot
Jevtic: Nuk po vrapojmë të futemi në Qeverinë Kurti, por ligji është i qartë

Lajme

Jevtic: Nuk po vrapojmë të futemi në Qeverinë Kurti, por ligji është i qartë

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 11:05
Dalibor Jevtic

Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtic, ka thënë se partia e tij nuk po vrapon që të futet në Qeverinë e re të Kosovës, megjithatë shton se ligji për një gjë të tillë është shumë i qartë dhe sipas tij nuk do të mund të krijohen institucionet e reja pa “Srpskan”.

“Ligji është shumë i qartë. Lista Serbe është fituese e zgjedhjeve brenda komunitetit serb dhe si e tillë ka të drejtën ekskluzive për të qenë pjesë e institucioneve”, ka thënë Jevtic.

Megjithatë thotë se për çdo vendim të mëtejshëm do të konsultohen me kreun e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Marko Gjuriq, me të cilin do të takohet sot.

Ndërkohë teksa ka folur për deklarimet e kreut të VV’së, Albin Kurti, i cili pritet të jetë edhe kryeministër i ri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Jevtic ka thënë se qëndrimet të tilla kthejnë në vitet 90-ta.

Jevtic gjithashtu ka thënë se do të jetë interesante të shihet se si do të veprojë Kurti, pasi që thotë se është ndryshe të jesh kryetar partie e ndryshe kryeministër.

“Do të jetë interesante të shihet se si do të veprojë Kurti si kryeministër i ardhshëm. Sepse ndryshe është të jesh president i një partie me pikëpamje kaq radikale si “Vetëvendosje, dhe tjetër gjë të jesh kryeministër, kështu që ai në qeveri do të ketë edhe ata që mendojnë ndryshe”, ka shtuar tutje Jevtic.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat