Kërkohet ndihmë për gjetjen e Remzije Mustafës, u pa për herë të fundit afër ndërtesës së Postës

Lajme

Kërkohet ndihmë për gjetjen e Remzije Mustafës, u pa për herë të fundit afër ndërtesës së Postës

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 07:25
Remzije Mustafa

Një grua e moshës 59-vjeçare është zhdukur që nga dita e djeshme në Prishtinë. Familja po kërkon ndihmë për gjetjen e Remzije Mustafës.

Herën e fundit kur qytetarët mendojnë se e kanë parë atë, ka qenë të enjten, në orën 18:00, afër ndërtesës kryesore të Postës dhe të Telekomit të Kosovës.

Familja thotë se gruaja ka dalë nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe prej asaj kohe nuk dinë më asgjë për të.

“Ka të veshura një palë tuta (trenerka) ngjyrë hiri, një palë atlete sportive dhe një jelek të zi”, kanë thënë ata për media.

Kushdo që e sheh gruan në foto lutet që të kontaktojë në numrin e telefonit +38344838577.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat