Gjuriq në Mitrovicë, këto janë vendet që do t’i vizitojë - Bota Sot
Gjuriq në Mitrovicë, këto janë vendet që do t’i vizitojë

Lajme

Gjuriq në Mitrovicë, këto janë vendet që do t’i vizitojë

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 12:02
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, ka ardhur sot në veriun e Mitrovicës dhe po merr pjesë në lutjen për festën e Shën Mitrit.

Për një gjë të tillë ka lajmëruar edhe e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën”.

Gjuriq do të vizitojë Qendrën e Mjekësisë të rinovuar në Leposaviq dhe në mbrëmje do të vizitojë Qendrën Mjekësore në veri të Mitrovicës.

Nuk dihet nëse ka marrë lejen e autoriteteve shtetërore të Kosovës. Kujtojmë se Gjuriq ishte arrestuar nga Policia e Kosovës kur ishte futur në Kosovës pa leje paraprake nga Republika e Kosovës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat