Daçiq tregon a do të vendosë sanksione Amerika ndaj Serbisë

Lajme

Daçiq tregon a do të vendosë sanksione Amerika ndaj Serbisë

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 16:56
Pamje nga takimi

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot pas takimit me Tomas Zarzeckin, drejtor i Departamentit Amerikan të Shtetit për Zbatimin e Sanksioneve, se nuk do të ketë sanksione amerikane ndaj Serbisë.

Ai u tha gazetarëve se Zarzecki ishte i kënaqur me atë që kishte dëgjuar në Beograd, posaçërisht siç tha ai “mesazhin politik të udhëheqjes më të lartë shtetërore të Serbisë” dhe se sipas Daçiqit ” ai dëshironte marrëdhënie të hapura dhe nuk kishte asgjë për të fshehur".

Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, kishte paralajmëruar Serbinë javën e shkuar se blerja e armatimit rus paraqet rrezik për sanksione amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat