Portali belg Europian Western Balkans (EWB): A po kuptojnë seriozisht Ballkani perëndimor Be dhe ShBA?

Lajme

Portali belg Europian Western Balkans (EWB): A po kuptojnë seriozisht Ballkani perëndimor Be dhe ShBA?

Nga: F. B. Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 18:04
Harta Ballkanike

Si duket ka inflacion të dërguarve  të veçantë apo përfaqësuesve specia për Ballkanin perëndimor”, thuhet në portalin belg Europian Western Balkans (EWB), shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Si thuhet në tekstin e këtij portali, situata është e tillë pasi aktorët perëndimor kanë caktuar aspo paralajmëruar emërime të zyrtarëve të tillë.

Ndonëse disa theksojnë se aksione të tilla janë të mirëseardhura dhe dëshmojnë përkushtimin e BE-së dhe ShBA-ve për regjionin, shkaqet për këtë ende nuk janë krejt të qartë, as efekti i emërimeve thotë portali.

Së pari u emëruar Metju Palmer zëvendës ndihmës sekretar amerikan i shtetit, që Departamenti i Shtetit e caktoi si të dërguar special për Ballkan, shkruan EWB.

Asokohe u shtrua pyetja nëse BE do kishte të dërguarin e saj në regjion, por doli që ShBA të ketë edhe një të dërguar tjetër special, pasi presidenti Tramp emëroi ambasadorin amerikan në Gjermani Grenel si të dërguar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Majkll Karpenter, drejtor i "Qendrës Pen Bajden” dhe ish-zyrtari i Pentagonit i caktuar për Ballkan theksoi se nuk e ka të qartë çfarë kualifikimi ka Grenel që të bëhet ndërmjetësues në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

"Duket se ai nuk ka asnjë përvojë relevante në rolin që ka marr, përveç që është mik me Trampin dhe emërimi i tij ia ka uzurpuar rolin Palmerit", tha Karpenter për EWB.

Ish-zyrtari i lartë i Departamentit po ashtu është pesimist në rezultatin e këtij hapi diplomatik të Tramp.

Sa i përket BE-së, me Komisionin e ri Evropian që merr pozitën deri në fund të vitit, shpejtë mund të dihet më shumë për rolin e të dërguarit të paralajmëruar të BE-së dhe nëse vendet anëtare do vërtetojnë përkushtimin e zgjerimit të BE-së thotë EWB.

Në ndërkohë, ShBA dhe të dërguarit e saj janë shumë aktiv dhe mbështesin dialogun dhe zgjerimin.

A luajnë të gjithë “për të njëjtën ekip” dhe a do të thotë emërimi i tyre me të vërtet se Perëndimi e ka kuptuar seriozisht Ballkanin Perëndimor, mbetet të shihet thuhet Europian Western Balkans (EWB).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat