Ja çfarë diskutuan Zaev, Rama dhe Vuçiq

Lajme

Ja çfarë diskutuan Zaev, Rama dhe Vuçiq

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 21:02
Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksander Vuqiç

Plot 120 minuta ka zgjatur takimi informal mes kryeministrit shqiptar Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq me kryeministrin e Maqedonisë Veriore në Ohër.

Ora News raporton se në takimin informal është diskutuar bashkëpunimi ekonomik si dhe lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve në Ballkan.

Pas takimit në hotel, tre liderët do të darkojnë në një restorant në Ohër.

Samiti po ndiqet nga afër edhe nga Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.

Në axhendën e këtij takimi do të jetë një mbledhje pune që do të mbahet të dielën ku përveç tre liderëve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi.

Në këtë mbledhje nuk do të ketë prani të Kosovës, edhe pse pak ditë më parë ishte Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili ftoi Bosnjen, Maline Zi dhe Kosovën në këtë takim.

Ka qenë Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka konfirmuar për RTV ORA se nuk do të jetë pjesë e Samitit.

Pacolli: Nuk do të jem pjesë e Samitit pasi ftesa ka ardhur shumë vonë, sot, dhe unë ndodhem jashtë shtetit dhe e kam të pamundur të jem.

Pas mbledhjes, të dielën në 12:00 do të ketë një konferencë të përbashkët. Më pas Rama do të ketë dhe një bashkëbisedim me gazetarët nga Tirana që po ndjekin nga afër këtë samit.

Pas mbylljes së punimeve të Samitit të Ohrit pritet të ketë një Samit në Tiranë që me shumë gjasa mund të mbahet në muajin dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat