Vuçiqi para Macronit flet për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe minishengenin

Lajme

Vuçiqi para Macronit flet për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe minishengenin

Nga: F.B. Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 09:36
Aleksandar Vuçiq dhe Macron

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmë në Paris se heqja e barrierave për qarkullimin mallrave, kapitalit dhe njerëzve ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë veriore është më e rëndësishme se tërheqja e njohjeve, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Në pyetjen e gazetarëve nëse Macron mbështet “Shengenin e vogël”, Vuçiq ka thënë se nuk do e quante me emër të tillë edhe pse po përdoret sepse ajo nervozon njerëzit.

"Askush nuk mund të thotë se kjo iniciativë mund ët dëmtoj dikë sepse s’ka shkaqe racionale, ajo po mbështet nga Macron edhe ShBA, por ndonjë shtet mund të thotë se janë kundër kësaj sepse ne kemi marrë vetë fatin në duart tona dhe vetë duam të zgjidhim problemet", sqaroi ai.

"As anëtarëve të familjes nuk arrij të ju shpjegoj sa është me rëndësi kjo iniciativë, Djali mendon se ma e rëndësishme është tërheqja e pavarësisë së Kosovës, ndërsa kjo nuk është as për së afërmi ashtu", ka thënë Vuçiq.

Ai ka falënderuar Ganën për notën e tërheqjes së njohjes "Tërheqja e njohjeve nuk ndryshon shumë situatën, ndërsa kjo iniciativë ndryshon ardhmërinë tonë. Kjo ka shumë rëndësi për ne", ka thënë ai.

Kjo ndalon lëvizjen dhe shkuarjen e qytetarëve jashtë vendit dhe ndikon edhe në kthimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat