Vuçiq: Me Thaçin takoheshim çdo javë dhe bisedonim për këtë gjë - Bota Sot
Vuçiq: Me Thaçin takoheshim çdo javë dhe bisedonim për këtë gjë

Lajme

Vuçiq: Me Thaçin takoheshim çdo javë dhe bisedonim për këtë gjë

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 10:40
Vuçiq, Thaçi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, se Prishtina është e gatshme për një marrëveshje me Beogradin.

Vuçiq ka ironizuar me këtë deklaratë të presidentit të Kosovës, por ka treguar edhe marrëdhëniet aktuale mes tij dhe Thaçit. Këto marrëdhënie, sipas tij kanë ndryshuar prej një viti.

“Ai nuk e tha atë që donte të thoshte. Kur e takoja, i thonim njëri-tjetrit “ditë të mbarë, “si jeni”, “natën e mirë”, “pse e keni bërë këtë apo atë?” Shiheshim me njëri-tjetrin një herë në javë, ose në baza mujore, por kjo nuk është kështu për më shumë se një vit. Ne takohemi në konferenca ndërkombëtare, dhe në vend të kësaj, kur unë i them “mos bëni marrëzira rreth helmimit”, ai përgjigjet duke bërë komente të ngjashme, dhe kjo është ajo”, tha Vuçiq për mediat serbe.

Vuçiq shtoi se marrëdhëniet nuk kanë shënuar përparim as pas takimeve me dyer të mbyllura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat