Rrëfimi prekës i ish-ushtarit të UÇK-së, ia vranë në luftë 7 fëmijë, gruan dhe nënën - Bota Sot
Rrëfimi prekës i ish-ushtarit të UÇK-së, ia vranë në luftë 7 fëmijë, gruan dhe nënën

Lajme

Rrëfimi prekës i ish-ushtarit të UÇK-së, ia vranë në luftë 7 fëmijë, gruan dhe nënën

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 10:57
Isak Asllani

Ky është Isak Asllani nga fshati Rancë e Shtimes. Dikur ish-luftëtari i UÇK-së, i cili bënte pjesë në njësinë e brigadës Diversanti vëzhguese.

Ai kishte një jetë të lumtur e të qetë, deri në momentin kur forcat serbe në gusht të vitit 1998 ia vranë shtatë fëmijët, gruan, nënën, mbesën dhe gruan e vëllait. 

Pas këtij momenti Asllanin e dërguan në spital, ndërkaq familjën e tij e varrosën.

Fëmija më i madh i tij ishte Burimi 13 vjeç, e më e vogla ishte Antigona e cila sapo kishte mbushur një vit. Edhe pse nuk i ka mbetur asnjë fotografi nga ajo kohë, Isaku i ka para syve imazhet e tyre.

Por, pas tre muajsh pikërishtë më 28 Nentor të vitit 1998, me emocione të përziera Isaku u martua përsëri dhe krushqit, atë kohë ushtarë të UÇK -së morën nusen e re.

Por, me malësoren, siç e quan ai gruan e dytë, nuk kishte fëmijë. E duke e pasur mbështetjën e saj, ish-luftëtari u martua përsëri. Me gruan e tretë tani Isaku ka binjak.

Ndonëse dhimbja është aty, me të, për atë që i kishte ndodhur 21 vjet më parë, ai ndihet i lumtur dhe i plotësuar që ka arritur sërish ta gëzoj epitetin e babait. 

Asllani, tani zgjohet çdo mëngjes me vullnetin më të madh. Madje këtyre dy fëmijëve ua ka përtirë emrat, Lumnije dhe Ejup.

 “Shumë kanë trashëgu, shumë kanë veti t’tyne. Unë problemet pak i kam dashtë gjithë. Po mdoket që edhe ky po don me u bo qasi problemi”, përfundon me lot në sy historinë e tij Isaku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat