Agron Mustafës i hidhet numri i telefonit në ‘merrjep’ sikur po shet biletë 50 euro për ndeshjen Kosovë-Angli!

Lajme

Agron Mustafës i hidhet numri i telefonit në ‘merrjep’ sikur po shet biletë 50 euro për ndeshjen Kosovë-Angli!

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 17:12
Agron Mustafa

Pati rënie të sistemit, por edhe pakënaqësi të shumta edhe këtë herë nga qytetarët e Kosovës të cilët deshën të blinin bileta për ndeshjen Kosovë-Angli.

Pavarësisht pritjeve, thuajse blerjet u bën të pamundura për shumicën prej tyre.

Ndërsa në një prej faqeve online “Merrjep” dikush hodhi një publikim ku thuhej se shet biletën me çmim 50 euro.

Në numrin kontaktues figuronte “045100200”. Lidhur me këtë ka reaguar ish-Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Përmes një statusi në Facebook, Mustafa tregoi se mori mbi 50 telefonata brenda pesë minutave në lidhje me shitjen e disa biletave të kësaj ndeshje.

“Po dua të besoj që dikush e ka gabuar nr e telefonit që e ka vendos në merrjep e jo qëllimshëm duke e ditur që është nr im i telefonit. Papërgjegjësi totale dhe e turpshme e kujto që e ka bërë këtë gjest”, theksoi Mustafa.

Image

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat