NATO mbështet dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe nuk bënë presion për bashkëngjitje

Lajme

NATO mbështet dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe nuk bënë presion për bashkëngjitje

Nga: F.B Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 10:51
Ilustrim

NATO mbështet dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe përbën prani regjionale përmes KFOR-it, por nuk bënë asnjëherë presion ndaj Serbisë për bashkëngjitje ka thënë ndihmësi i sekretarit gjeneral të NATO-së për diplomaci publike Taçam Ildem, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Duam përparim stabil dhe të sigurt të Ballkanit Perëndimor ", tha Ildem në konferencën " kalojmë përmes mureve ", që po organizohet nga Qendra Për  Studime Euro-integruese në kuadër të javës së NATO-së në Beograd.

Dy janë shkaqet për këtë: " E para, ndajmë me ju vështrimin tuaj të demokracisë dhe raporteve fqinjësore me vendet tjera dhe organizatat ndërkombëtare. E dyta kur fqinjët e NATO-së janë të sigurt dhe stabil edhe ne jemi stabil edhe të sigurt ", nënvizoi ai.

Ildem ka nënvizuar se NATO kupton barrën që bart Serbia në ruajtjen e stabilitetit regjional dhe mbështet ambiciet e saj për integrime të afërt me BE. " Kuptojmë vendimin që të bëheni partner me NATO, por që nuk kërkoni anëtarësim ", tha ai.

Ai theksoi se NATO nuk iu thotë partnerëve të vetë çfarë të bëjnë, por ju mundëson dialog lidhur me sfidat e sigurisë. Ai tha se NATO dhe anëtarët e saj kuptojnë plotësisht të drejtën e vendeve që të kenë politikën e tyre të sigurisë dhe të marrin e aplikojnë vendime të tilla.

Kjo nënkupton edhe të drejtën që vendi që merr vendime të tilla të vendos edhe masat deri ku mund të angazhohen në bashkëpunim me NATO.

Ai tha se kupton qëndrimin e Serbisë lidhur me bombardimet në vitin 1999 dhe fushatën bombardimeve që edhe më tutje është e dhimbshme posaçërisht për ata që kanë humbur të afërm.

"Fushata e NATO-së nuk ishte drejtuar kundër popullit serb, por në mbrojtje të civilëve ", ka thënë Ildem që vlerëson se secila jetë e pafajshme e humbur është tragjedi për të cilin shprehin keqardhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat