Prapaskenat e errëta të heqjeve të njohjes së Kosovës dhe Ivica Daçiq...

Lajme

Prapaskenat e errëta të heqjeve të njohjes së Kosovës dhe Ivica Daçiq...

Nga: N.Sh Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 12:58
Ivica Daçiç

Serbia nuk ka të ndalur me avazin e saj për lobimin në shtetet e Botës për heqjen e njohjeve të tyre për Kosovën.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, është i pandalshëm karshi Kosovës dhe lobimit të tij kundër shtetit tonë.

Profesor Faton Kurti, njëherësh edhe kryetar i Republikanëve të Kosovës, pohon se, Daçiqi është involvuar thellë në afera korruptive dhe shitjen e pasaportave serbe.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se, për këtë çështjen ekzistojnë video-dokumente ku shihet duke pranuar shuma të mëdha parash Daçiqi.

Postimi i plotë:

Prapaskenat e errëta të heqjeve të njohjes së Kosovës dhe Ivica Daçiç...

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç është i involvuar thellë në afera korruptive me shitjen e Pasaportave serbe, personave të dyshuar dhe të kërkuar nga ligji në shtetet nga vijnë ata, shumica vijnë nga Azia dhe Lindja e Mesme.

Ekzistojnë video-dokumente ku shihet qartë, Ministri Ivica Daçiç duke pranuar shuma të mëdha parash nga ndërmjetsuesi për pasaporta shtetasi.

Ndërmjetsuesi U.Z. ka prejardhjen nga Gjermania të cilin për hir të biznesit korruptiv, Ministri Ivica Daçiç e dekoroi këtë të fundit me titullin e Ambasadorit të shtetit serb dhe gjithashtu ai tashmë rezulton si shtetas serb.

Nuk është zotësia e Daçiçit që po ia heq njohjet Kosovës, por është Ambasadori i dekoruar U.Z. i cili është i kërkuar edhe nga shteti që ai vjen për mashtrim dhe evazion fiskal.

The dark backstage of revoking recognition of Kosovo and Ivica Dacic...

Serbian Minister of Foreign Affairs, Ivica Dacic, is deeply involved in corrupt affairs ëith the sale of Serbian Passports to suspected and laë-abiding persons, most from Asia and the Middle East.

There are video documents clearly shoëing the Minister of Foreign Affairs, Ivica Dacic accepting large amounts of money from the middleman U.Z. for the Serbian passports.

The middleman U.Z. is from Germany but has a Serbian Passport. He is ëanted in Germany for tax evasion and corruption.

Minister Ivica Dacic decorated U.Z. ëith the title of Serbian Ambassador of Honor and in return he has to help Dacic ëith his contacts in Africa to revoke recognition of Kosovo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat