Thaçi ngushëllon për vdekjen e Arzana Krajës

Lajme

Thaçi ngushëllon për vdekjen e Arzana Krajës

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 14:59
Arzana Kraja

​Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka ngushëlluar me rastin e vdekjes së regjisores së njohur kosovare Arzana Kraja.

Kreu i shtetit shtoi se Kraja i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta.

“Vdekja e regjisores Arzana Kraja është lajm i trisht për të gjithë ne. Ajo i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta. Ngushëllime familjes Kraja, miqve të Arzanës dhe gjithë komunitetit artistik dhe kulturor në vendin tonë”, shkroi Thaçi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat