Flet fqinji që takoi mbrëmë Arzana Krajën

Lajme

Flet fqinji që takoi mbrëmë Arzana Krajën

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 18:15
Arzana Kraja

Ka vdekur regjisorja Arzana Kraja në banesën e saj në lagjen Kalabria në Prishtinë e varrimi i saj do të bëhet të enjten në varrezat e Dragodanit në orën 14:00. Kështu ka bërë të ditur në një shkrim në Facebook motra e Arzanës, Gresa Kraja.

Mes lotëve, miq e familjarë ishin mbledhur në njërën nga ndërtesën në lagjen Kalabria në Prishtinë, ku ishte gjendur e vdekur regjisorja Arzana Kraja, në mëngjesin e së mërkurës.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:00 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, prokuroria e ka cilësuar këtë si vdekje të dyshimtë.

“Ju njoftojmë se prokurori kujdestar për trupin e pa jetë ka lëshuar urdhëresë për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, derisa pritet raportit i autopsisë për zbulimin e rrethanave të vdekjes”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ky lajm për vdekjen e regjisores Kraja, i tronditi edhe banorët e kësaj lagje.  Petrit Sopjani tha se Arzanën e kishte parë mbrëmë, dhe nuk kishte vërejtur ndonjë gjë të dyshimtë tek ajo.

“Lajmi për vdekjen e Arzana Krajës na ka befasuar të gjithëve. Mbrëmë ka qenë në këtë dyqan. Dukej mirë. Ka qenë e sjellshme. Krejt në rregull. Nuk kamë parë diçka të dyshimtë”, shprehet për RTV Dukagjinin, Petrit Sopjani.

Ndryshe regjisorja Arzana Kraja, ishte  vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat