Profesori dhe eksperti i Ballkanit me kritika të ashpra ndaj Serbisë

Lajme

Profesori dhe eksperti i Ballkanit me kritika të ashpra ndaj Serbisë

Nga: F. B. Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 16:46
Eduard Xhozef

Profesori i Universitetit “Xhon Hopkins” dhe eksperti i Ballkanit Eduard Xhozef ka theksuar se “autoritarizmi është ankthi i keqe i Serbisë dhe lëvizja “një nga 5 milionë” sugjeron një pakënaqësi të madhe në drejtimin në të cilin shkon vendi, humbjen e të drejtave dhe shqetësimeve për shkak të pushtetit autoritar”, shkruan “Beta”, përcjell “Bota Sot”.

"Autoritarizmi është ankth i keq, jeni më të lënduar sa herë që ndonjë zyrtar thotë se jeni ndonjë kërcënim. Përparimi i teknologjisë, njohja e fytyrave, kontrolli i të dhënave do lehtësoj qeveritë që të gjuajnë ‘armiq’. Do të jetë më keq se në ditët e Rankoviqit ", vlerësoi Xhozef për javoren NIN.

Ai ka theksuar se Serbia po sillet sikur status quo në lidhje me çështjen e Kosovës është i pranueshëm, sikur qëllimin kryesor e ka që të i bëjë probleme duke i pamundësuar anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Xhozef ka vlerësuar se kjo është “ inat klasik ballkanik” apo “le ti ngordhë fqinjit lopa”.

"Serbia secilën tërheqje te pavarësisë së Kosovës e paraqet si fitore të madhe. Po çka fiton me atë “fitore”?. A do të “dorëzohet” Kosova, a do të heq dorë nga pavarësia dhe do i bashkohet përsëri Serbisë? Të heq dorë nga aspektet tjera thelbësore të pavarësisë? Shumë vështirë", ka thënë Xhozef.

Ai ka thënë se është i paqartë roli i të dërguarit të presidentin për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës Riçard Grenel dhe shtoi se pret që dialogu të vazhdoj.

Xhozef ka vlerësuar se vetoja franceze në hapjen e bisedimeve të bashkëngjitjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë veriore ishte “plotësisht papërgjegjësi”, sikurse që ishte edhe konstatimi i presidentin francez Makron për NATO-n, “plotësisht hipokrizi dhe farsë” ".

"Makron thotë se Evropa nuk mundet më tutje të llogaris në NATO-n, që është në komë dhe nuk mundet të llogaris më në ShBA", ka thënë Xhozef.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat