Vuçiq në spital, kjo parti politike nga Kosova i uron shërim të shpejtë - Bota Sot
Vuçiq në spital, kjo parti politike nga Kosova i uron shërim të shpejtë

Lajme

Vuçiq në spital, kjo parti politike nga Kosova i uron shërim të shpejtë

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 17:22
Aleksander Vuçiq

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq është shtruar në spital për shkak të disa problemeve shëndetësore.

E lidhur me këtë ka pasur reagime edhe në Kosovë.

Lista Serbe përmes një komunikate për media ka akuzuar opozitën në Beograd se po e përdorin gjendjen jo të mirë shëndetësore të Vuçiqit për përfitime politike.

“Serbët e Kosovës, me besim në zot, i urojnë presidentit Vuçiq shërim të shpejtë dhe kthim në front të parë për mbrojtjen e Serbisë dhe të ardhmen e njerëzve tanë, sidomos në Kosovë”, thuhet në komunikatën e lexuar nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Ndryshe, presidenti serb, Aleksander Vuçiq është shtruar në spital si pasojë e disa problemeve kardiake.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat