Kush është njeriu më i pasur në botë?

Lajme

Kush është njeriu më i pasur në botë?

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 00:44
Bill Gates, Jeff Bezos

Themeluesi i Microsoft- it, Bill Gates rezulton aktualisht si njeriu më i pasur në botë.

Të premten, Gates mundi të mposhte edhe CEO-n e Amazon, Jeff Bezos duke u renditur kështu në krye të listës së më të pasurve. Sipas “Bloomberg Billionaires Index”, pasuria e tij kap shifrën 110 miliardë dollarë.

Këtë vit, aksionet e Microsoft vlerësohen me 48% më shumë. Kështu, në tetor, Microsoft mundi Amazon dhe fitoi kontratën 10 miliardë dollarëshe me Pentagonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat