Lëvizja “Mjaft ishte”: Me ndryshimin e ligjit për referendum SNS dhe SPS po përgatisin terrenin për shitjen e Kosovës - Bota Sot
Lëvizja “Mjaft ishte”: Me ndryshimin e ligjit për referendum SNS dhe SPS po përgatisin terrenin për shitjen e Kosovës

Lajme

Lëvizja “Mjaft ishte”: Me ndryshimin e ligjit për referendum SNS dhe SPS po përgatisin terrenin për shitjen e Kosovës

Nga: F.B. Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 15:38
Flamuri i Kosovës

Lëvizja “Mjaft ishte” (DJB) ka kumtuar se Partia Përparimtare e Serbisë (SNS) me ndryshimet e ligjit  për referendum përpiqen të heqin rregullën sipas të cilës për sukses të referendumit është e domosdoshme që në referendum të dalin minimum 50 për qind e zgjedhësve, shkruan “Danas” përcjell “Bota Sot”.

“Pushteti në këtë mënyrë plotësisht e prekin thelbin e referendumit dhe i hapin mundësi vetës që me shumicë minimale kryesisht me mbështetjen e makinerisë se vetë partiake nga Kushtetuta të hiqet preambula për Kosovën që mbron tërësinë territoriale të Serbisë në harmoni me Rezolutën 1244”, thuhet në kumtesën e DJB.

DJB ka theksuar se koalicioni qeverisës “e di se në referendumin për heqjen e preambulës për Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë nuk do dilnin as 20 për qind e zgjedhësve të regjistruar” dhe shtoi se ky është shkaku kryesor për ndryshim të Ligjit për referendum

“Pushteti në Serbi ka mbështetje të plotë të BE dhe Gjermanisë, por si kundërpërgjigje duhet plotësoj tri kërkesa që janë në interesin e tyre: që vullnetarisht të hiqet dorë nga Kosova, që të pranoj që Serbia të jetë parking i migruesve të cilëve vendet e BE-së iu refuzojnë kërkesën për azil dhe të i nënshtrohen fatit dhe robërisë si borxh që iu kanë imponuar Serbisë”, thuhet në kumtesën e DJB.

Sipas DJB në vend të ndryshimit të Ligjit për referendum, pushteti para së gjithave duhet të miratoj ligjin për Kosovën, për çka obligon neni 182 i Kushtetutës së Serbisë.

Në kumtesë thuhet edhe se kjo lëvizje tash e një vit ka prezantuar në opinion draft-ligjin për Kosovën që përbën prerje ndërmjet Kushtetutës së Serbisë dhe rezolutës 1244 të OKB-së dhe bazohet në modelin që kishte Danimarka dhe Ishujt Faroe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat