PDK i reagon fuqishëm LDK-së për stadiumin nacional: Tentativë me distancu Drenicën, shkelet ligji nëse ndryshohet lokacioni

Lajme

PDK i reagon fuqishëm LDK-së për stadiumin nacional: Tentativë me distancu Drenicën, shkelet ligji nëse ndryshohet lokacioni

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 10:37
Kamishi dhe Abdixhiku

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë gjatë bisedave në mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e koalicionit qeverisës, është diskutuar edhe rreth ndërtimit të stadiumit kombëtar.

Abdixhiu ka thënë se stadium është vendosur të ndërtohet në Bërnicë dhe jo në Drenas.

“Gjatë bisedave kemi vendosur që stadiumi i Kombëtares së Kosovës të ndërtohet në Bërnicë dhe jo në Drenas”, ka thënë Abdixhiku.

Image

Por Partia Demokratike e Kosovës, parti e cila do të jetë në opozitë deklaratën e deputetit të LDK-së e quan një shkurtpamësi dhe urrejtje patologjike ndaj Drenicës.

“Vet diskutimi ende pa u bërë Kuvendi, pa filluar punën Qeveria, është një tentativë me distancu Drenicën. Është në qendër të Kosovës dhe vec administrativisht me komunën e Drenasit. Këta kanë një të kaluar të përbashkët për me diferencu Drenicën. Unë po i tregoj Lumirit që në kohën kur Ministrinë e Financave dhe Sportit e ka udhëhequr LDK-ja na kena lujt në Shkodër, s’kanë qenë të aftë as me përgatitë stadiumin në Prishtinë”, ka deklaruar Haxhiu.

Ai thotë se nëse ndryshohet lokacioni i stadiumit shkelet ligji, pasi veç kanë nisur investimet në ndërtimin e stadiumit nacional.

“Nëse duan me shkel ligjin me këmbë, por ligjërisht nuk munden me ndryshu. Janë bërë invesitme në fizibilitet në projekt dhe pritet vetëm procedimi për investime në këtë stadium. Kushdo që mendon me ndërruar duhet me shkel ligjin”, ka deklarua ai.

Haxhiu thotë se në vend që të kihet parasysh rritja e kapacitetit të stadiumit të Prishtinës dhe të punohet në stadiume tjera, LDK kapet për lokacionin për ndërtimin e stadiumit nacional.

“Në vend se të punohet më shumë për sport, të rritet kapaciteti i staduimut të Prishtnës, të implementohet projekti i Adem Jasharit, që të punohet që kualifikimet e ardhshme të luhen në stadiumin nacional duke parë kërkesat e mëdha që janë jo veç nga Kosova por edhe nga diaspora, e këta rroken me loakcionin”, ka deklaruar Haxhiu.

Qeveria në largim kishte vendosur që stadiumi të ndërtohet në Drenas, pasi i përshtate kushteve që të jetë një stadium i Kombëtares, sepse është në mes të Kosovës, ka aeroportin afër dhe ka qasje në rrugën kryesore.

Ky vendim është kundërshtuar në vazhdimësi nga LDK, e cila kishte parapa që stadiumi të ndërtohet në Bernicë të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat