Provokim apo aderim!? Serbi i PDK-së apo kalon në LVV?

Lajme

Provokim apo aderim!? Serbi i PDK-së apo kalon në LVV?

Nga: N.Sh Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 16:45
Bojan Bozovic

Anëtari serb i Partisë Demokratike të Kosovës, Bojan Bozovic ka publikuar një fotografi para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Bozovic i cili është banor i Mitrovicës, e që disa herë kishte paralajmëruar edhe vetëvrasje pasi nuk ishte duke punuar, dhe në këtë mënyrë ka bërë presion të vazhdueshëm në PDK dhe në institucionet e Kosovës, ia kishte arritur qëllimit që të punësohet në Telekomin e Kosovës VALA.

Bozovic, disa herë ishte futur edhe në grevë urie, pasi ishte larguar nga puna të cilën e bënte në Telekom.

Pastaj, ai kishte kërcënuar edhe me vetëvrasje nëse nuk punësohet përsëri në Telekomin e Kosovës, si dhe para kësaj i ishte drejtuar me një letër zyrtare edhe Qeverisë së Kosovës.

Bozoviq ishte deklaruar se kishte punuar për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat