Patriarku Irinej: Mund të na rrëmbejnë Kosovën

Lajme

Patriarku Irinej: Mund të na rrëmbejnë Kosovën

Nga: F.B Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 09:45
Patriarku Irinej

Mund të na e rrëmbejnë, mund të na robërojnë, por çdo gjë që merret me forcë, kjo kthehet me kohë, për këtë dëshmi e kemi historinë tonë ka thënë kreu i Kishës Ortodokse Serbe, partiarku Irinej, shkruan “Kurir” përcjell “Bota Sot”.

Këtë e ka thënë kreu i KOS (Kishës ortodokse Serbe) Irinej gjatë manifestimit të mbajtur në Nish në Dioqezën e Nishit, ku është shënuar 200 vjetori i tempullit “Sveti Arhangel”.

Ne kemi dëshmi historinë tonë tha ai se, ajo që merret me forcë me kalimin e kohës do të kthehet!

“Kemi kaluar nëpër shumë fatkeqësi edhe sprova, por me ndihmën e Zotit ne do të sundojmë. Kemi problemin e madh të Kosovës, ajo është toka e shenjtë serbe, ai është Jerusalemi jonë, Palestina jonë dhe ne nuk mund të pranojmë që të ai dhurojmë dikujt. Njeriu i mençur këtë nuk e bënë” tha njeriu i parë i KOS

Ai ka thënë se populli shprehet se forca rrëmben vende e qytete.

“Mund të rrëmbejnë, mund të na robërojnë, por çdo gjë që merret me forcë, kjo kthehet me kohë, për këtë kemi dëshmi historinë. Pesëqind vjet kane sunduar turqit këtu, ndoshta shumë kanë menduar: ‘Asnjëherë nuk do të kaloj kjo, kjo do mbetet tokë turke’. Nuk është ashtu vëllezër e motra, ka mbizotëruar besimi në popull, shpresa se Zoti nuk do na braktis dhe kjo shpresë ka dhënë fryt. Duhet të mbahemi në besim dhe në Zotin që do të na ndihmoj të ruajmë Kosovën” ka thënë Irinej.

Ai ka potencuar se sivjet është vit me rëndësi në historinë e popullit sepse shënohet 700 vjetori i autoqefalisë së Kishës Ortodokse Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat