Sipas “Kurir”: Republika e Nauru-së së Pacifikut ka tërhequr njohjen e Kosovës!

Lajme

Sipas “Kurir”: Republika e Nauru-së së Pacifikut ka tërhequr njohjen e Kosovës!

Nga: F.B Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Republika e Nauru-së së Pacifikut  është shteti i 17-të që ka tërhequr njohjen e Kosovës, shkruan “Kurir” përcjell “Bota Sot”.

Sipas kësaj gazete nga 193 vende sovrane që janë anëtare të OKB-së, në listën e vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës kanë mbetur 93 vende, ndërkohë që 95 të tjera janë kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë. Në dhjetë ditët e shkuara, Nauru e Pacifikut është vendi i dytë që ka tërhequr njohjen, pasi si dihet me 11 nëntor këtë e ka bërë edhe Gana.

Republika e Nauru-së është republika më e vogël e pavarur në botë me sipërfaqe prej  21,3 kilometra katror, por janë në ndikimin e Australisë ishin ndër vendet e para që patën pranuar pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

Në ujdhesën Nauru tradicionalisht jeton 12 fise, gjë simbolikisht përfaqësohet me yllin me 12 krihë në flamur. Ujdhesa është zbuluar nga detari britanik kapiteni Xhon Fern në vitin 1798 dhe e ka quajtur ujdhesa e qetë. Gjermanët janë bër kolonizues dhe kanë sunduar me te deri në shekullin 19, ndërsa më pas së bashku kanë administruar Australia, Zelanda e Re dhe Mbretëria e bashkuar. Nauru është bërë e pavarur në vitin 1968.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat