Ivica Daçiq: Rrallë dikush ka bërë më shumë për çështjen serbe se Haradinaj edhe Kurti

Lajme

Ivica Daçiq: Rrallë dikush ka bërë më shumë për çështjen serbe se Haradinaj edhe Kurti

Nga: F.B Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 09:29
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka deklaruar se nuk ka asnjë shenjë që do të sillte “optimizëm” për ardhmërinë e dialogut me Prishtinën, pasi vetëm deklarata të këqija vijnë nga Prishtina, shkruan “Beta”, përcjell “Bota Sot”.

"Mendoj se rrallë dikush ka bërë më shumë për çështjen serbe se Haradinaj edhe Kurti të cilët ju kanë treguar të gjithëve se pala shqiptare është problem” ka thënë Daçiq për RTS.

Sipas tij, përderisa bashkësia ndërkombëtare nuk bërë presion në Prishtinën nuk mund të pritet suksesi në dialog, sikurse që nuk do ketë dialog pa heqjen e tarifës në mallrat serbe.

Në pyetjen rreth ndërmjetësimit ndërkombëtar në dialog, ai ka thënë se shefi i diplomacisë evropiane Zhosep Borel është përfaqësues i lartë evropia edhe ai duhet të jetë kryesori.

"I gjithë tregimi për ndonjë të dërguar special për dialog lidhur me Ballkanin ishte inicuar për shkak të pakënaqësisë së disa vendeve së pari të Gjermanisë me mënyrën si ka punuar Mogerini", tha Daçiq në përgjigje nëse shefi i diplomacisë sllovake Lajçak vjen në postin e të dërguarit special të BE-së.

Kjo është përfolur pasi “Borel vjen nga një vend që nuk e njeh Kosovën, andaj sipas tyre është mire të gjendet dikush që i përkushtohet asaj”.

"Mendoj se së pari duhet të pyetet Borel, ai do shikoj situatën dhe përcaktoj nëse duhet të ketë të dërguar special, sepse ende askush nuk ka përcaktuar nëse do të ketë ose jot ë dërguar ", ka thënë Daçiq duke u shpreh se këtë informatë e ka” direkt” nga Borel.

Sipas tij, nëse do të ketë përfaqësues special me gjasë ai do të jetë ish-kryeministër apo shef i diplomacisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat