Djali i dëshmorit: Më sillni një familje nga Shqipëria në shtëpinë time që të fle i qetë

Lajme

Djali i dëshmorit: Më sillni një familje nga Shqipëria në shtëpinë time që të fle i qetë

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 15:22
Mërgim Latifi

Mërgim Latifi është djali i dëshmorit Skënder Latifi, ka lëshuar shtëpinë e tij për një familje të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Me anë të një njoftimi në grupin ‘Marakli t’kerreve’, Mërgimi ka bërë të ditur se është djali i dëshmorit dhe se ata që Shqipëria e bën për të në luftë, ai sot dëshiron ta u kthejë këtë të mirë.

Ai ka njoftuar se është i gatshëm ta pranojë një familje 5 anëtarëshe në shtëpinë e tij dhe shpenzimet e rrymës, ujit, ushqimit dhe ngrohjes të gjitha do t’i kenë të paguara.

Shtëpia e tij gjendet në Piran, që është rreth 12 kilometra larg qytetit të Prizrenit.

Mërgim Latifi ka lënë edhe numrin kontaktues i cili është 049 830 886.

Image
Mërgim Latifi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat