Shtatë tërmetet më të fuqishme që kanë goditur Kosovën

Lajme

Shtatë tërmetet më të fuqishme që kanë goditur Kosovën

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 09:18
Ilustrim

Një tërmet me pasoja fatale ka goditur Shqipërinë, ku deri më tani ka lënë të vdekur 39 persona dhe qindra të lënduar.

Madje tërmeti kanë qenë aq i fuqishëm, saqë dridhjet janë dëgjuar edhe në Kosovë dhe tetë shtete të tjera, por ndonëse dridhjet janë ndier edhe në Kosovë, ato nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm material.

Gjithsesi, Kosova nuk është ndonjë vend që “u ka shpëtuar” tërmeteve, përkundrazi. Së paku kjo mund të thuhet për dekadat e fundit, për të cilat ekzistojnë disa të dhëna të tregojnë se Kosova është përballur edhe me një sërë tërmetesh të fuqishme.

Në raportin “Mikrozonimi Sizmik i Gjilanit”, i cili është hartuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, thuhet se janë shtatë tërmete më të fuqishme që e kanë goditur Kosovën.

Raporti thotë se tërmeti i 1921-së që ka ndodhur në Ferizaj dhe Viti në epiqendër kishte intensitet prej nëntë ballësh, apo 6.1 shkallë Rihter.

Image

Tërmeti i fundit që kishte intensitet të lartë ishte ai i Istogut i ndodhur në vitin 2010, i cili kishte magnitudë momentale prej 5.2 ballësh.

Ndryshe, edhe më 21 shtator një tërmet prej 5.8 ballësh kishte goditur Tiranën dhe Durrësin, i cili, përveç dëmeve materiale ka shkaktuar edhe dhjetëra të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat