Nga burgu në Australi dërgon para për Shqipërinë, ka një këshillë për shqiptarët pas tërmetit

Lajme

Nga burgu në Australi dërgon para për Shqipërinë, ka një këshillë për shqiptarët pas tërmetit

Nga: G.B Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 10:21
Shqipëri

Një burrë nga Australia, i cili gjendet në burg, ka dërguar një letër në adresën e gazetës “Bota sot”, derisa ka treguar se ka dëgjuar për tërmetin që ka ndodhur në Shqipëri dhe me aq mundësi sa ka pasur, ka dhënë të holla për organizimin e Elvis Naçit.

David Gabrielli thotë se qan derisa e shkruan letrën, teksa thotë se të gjithë duhet të ndihmojnë aq sa kanë mundësi.

Ai ka dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët, që ata të rrinë të bashkuar, pavarësisht dallimeve, sepse bashkimi i bën më të fuqishëm dhe duhet dëshmuar botës se ata janë të bashkuar.

Letra e plotë e tij e përkthyer në shqip:

Jam me zemër të rënduar tani që po e shkruar këtë letër për ju nga burgu në Australi, me shpresë që mesazhi im të përcillet tek numër i madh i njerëzve.

Kam dëgjuar për tërmetin e tmerrshëm në Shqipëri që ndodhi së fundmi.

Unë e kam vizituar Shqipërinë dhe Kosovën disa herë dhe jam shumë i prekur dhe e dua kulturën tuaj, dhe më duhet ta pranoj që njerëzit janë të mahnitshëm.

Unë jam dënuar gabimisht me burg dhe ende po luftoj për ta fituar lirinë time dhe u kërkoj motrave dhe vëllezërve shqiptarë që të luten për mua.

Çfarëdo që të ndodhë me mua nuk është me më rëndësi se sa ajo që po ndodhë tani me njerëzit shqiptarë. Lotët po më rrjedhin derisa po e shkruaj këtë letër për ju.

Mendimet e mia, lutjet dhe kontributi im sado i vogël financiar që e kam bërë tek “Elvis Naçi” për ndërtimin e shtëpive në atë vend të bukur, por janë të dhënë me gjithë zemër, sado që pak. E di që nuk mund të ndihmoj të gjithë, por jam i bindur se të gjithë mund të ndihmojnë dikë, kështu që ju lutem që ta përcillni këtë mesazh tek vëllezërit e mi në Ballkan, që të kontribuojnë as sa i kanë mundësitë për ta bërë.

Zoti ua lehtësoftë ata që i kanë humbur të dashurit e tyre. Mendja më ka mbetur tek djaloshi i vogël 12 vjeçar i cili e ka humbur motrën dhe babain...po qaj për të.

Këshilla ime nga qelia ime e vogël dhe e errët është që të qëndrojnë të bashkuar, pavarësisht dallimeve, bashkimi është fuqi dhe tani është koha që ta dëshmoni bashkimin para botës.

David GABRIELI

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat