Vjosa Osmani paralajmëron Serbinë

Lajme

Vjosa Osmani paralajmëron Serbinë

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 11:05
Vjosa Osmani

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe e nominuara për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit nga kjo parti, Vjosa Osmani, thotë se në Republikën e Kosovës në asnjë formë nuk do të mund të krijohet një Asociacion i Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive.

Këto deklarime, Osmani i ka bërë në një intervistë për EWB, në të cilën ka rikujtuar vendimin e  Gjykatës Kushtetueses të Republikës së Kosovës, e cila ka gjetur një seri shkeljes në marrëveshjen që është nënshkruar sa i përket Asociacionit.

“Marrëveshja në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe është shfuqizuar nga Gjykata jonë Kushtetuese në vitin 2015. Ne nuk mund të shkojmë përtej asaj që ka konstatuar Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. Nëse ekziston një institucion për të cilin kemi krijuar traditën e respektimit të vendimeve në Kosovë, atëherë kjo është Gjykata Kushtetuese. Ne nuk do ta prishim këtë traditë për Serbinë. Një gjë e tillë mendoj se do të dëmtonte themelet e shtetit”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se nuk mund të ketë asnjëherë Asociacion me kompetenca ekzekutive, pasi që sipas saj përmes një instrumenti të tillë do të synohet të shndërrohet Kosova në një Bosnje të dytë.

“Gjykata (Kushtetuese) ka konstatuar gjithashtu se Asociacioni i Komunave Serbe mund të implementohet pa asnjë kompetencë ekzekutive në pajtim me Kushtetutën. Po- mundë të ketë Asociacion pa kompetenca ekzekutive. Përpjekja është që Kosova të shndërrohet në një shtet jofunksional nga brenda, dhe një gjë e tillë kthen konfliktin e ngrirë në të ardhmen. Kjo është , mendoj ekstremisht politikë e rrezikshme që duhet absolutisht ta luftojmë”, ka potencuar nënkryetarja e LDK’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat