Me lot në sy ish-agjenti serb i AKI-së largohet nga Telekomi, a po i bën shantazh Bedri Istrefit për tu kthyer përsëri në punë?

Lajme

Me lot në sy ish-agjenti serb i AKI-së largohet nga Telekomi, a po i bën shantazh Bedri Istrefit për tu kthyer përsëri në punë?

Nga: N.Sh Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 14:12
Bojan Bozovic

Ish-agjenti serb i AKI-së, Bojan Bozovic i cili ishte punëtor i Telekomit të Kosovës, është larguar nga pozita e tij e punës.

Ai thotë se largimi i tij nga puna u bë pa asnjë sqarim.

Tash e 20 muaj ai ka punuar në këtë kompani, pa asnjë ditë pushimi ndërsa të premten në një postim në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se është i vetmi serb i cila ka punuar në këtë institucion dhe është larguar vetëm pasi që ka shprehur vullnetin për aderim në Vetëvendosje.

Bojan Bozovic është serb i Kosovës, ish gazetar nga veriu i Kosovës, i cili në vitin 2015 iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bozhovic në vitin 2017, braktisi LDK-në dhe iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës, nga e cila ka dhënë dorëheqje për t’iu bashkuar partisë së Albin Kurtit.

Bojan Bozhoviq njihet edhe si ish -agjenti serb i AKI-së.

Kur përmendet Bojan Bozhoviq, na kujtohet  edhe letra e drejtuar Qeverisë së Kosovës në krye me Ramush Haradinajn, ku i ishte lutur që t’i mundësohet zgjatja e kontratës së punës me Telekomin e Kosovës.

Në muajin shtator të vitit 2018, Bozhovic kishte kërcënuar se do të kryente vetëvrasje nëse nuk do t’i vazhdohej kontrata e punës.

Këtë veprim, Bozhoviq thoshte se do ta marrë pas ndërprerjes së kontratës së punës nga Telekomi i Kosovës, ku po punonte që 7 muaj, siç ka thënë me kontratë mbi vepër.

“Unë jam i vetmi serb që kam punuar në Telekomin e Kosove 20 muaj i vetmi serb, të cilit u zgjat kontrata pesë herë dhe i vetmi serb që ata i ndoqën në rrugë si qen. Unë kërkoj nga Kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti të shqyrtojë nëse jam i vetmi serb i mbetur pa bukë vetëm sepse shpreh vullnet për aderim ne Vetëvendosje”, ka shkruar ai.

Gjithashtu Bojan Bozovic thënë se është i vetëm serb të cilit u zgjatë kontrata pesë herë.

Bozovic sot që nga mëngjesi ka shkruar disa postime në Facebook pa ndalë.

Ai ka kërkuar edhe arrestimin nga Policia e Kosovës në mënyrë që të tregoj disa prova që ka ai.

“Edhe një herë, unë i bëj thirrje Policisë së Kosovës dhe prokurorisë që të më arrestojnë dhe t'i përgjigjen çdo pyetjeje dhe t'i tregoj të gjitha provat”, ka shkruar ai.

Ai në një postim tjetër ka kërkuar ndihmë nga Albin Kurti.

“Unë kërkoj nga Kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti të shqyrtojë nëse jam i vetmi serb i mbetur pa bukë vetëm sepse shpreh vullnet për aderim ne Vetëvendosje”, ka shkruar ai.

E në një tjetër, ka kërkuar ndimën e medieve për të botuar të gjitha provat e dëshmitë e tij.

“Kërkoj nga njerëzit udhëheqës të Policisë së Kosovës që të ndihmojnë familjen time. Kërkoj edhe Ministrinë e Brendshme për mbrojtje Nuk do të ishte mirë që të botoja ne mediat të gjitha provat, informatat dhe dëshmi dhe të rrezikoja jetën e mua dhe familjes time drejt për drejt . Vetëm Zoti kam frikë se Kosova do të më lërë si qen në rrugë në ditën kur shqiptarët festojnë ditën e flamurit, nuk shpresoja”, shkruan ai.

Kurse në postimin e fundit ka publikuar një bisedë që ka pasur me Kryeshefin e Telekomit, Bedri Istrefin, ku i ka kërkuar takime për t’ia treguar parregullsitë dhe shumë dëshmi.

Image

E më poshtë gjeni të plotë statusin e tij të parë:

Miq te dashur Sot është pa asnjë sqarim kryeshefi Telekomit te Kosoves z Bedri Istrefivendos se nuk jam më punëtor i telekomit.20 muaj kam punuar si punëtor me kontrat mbi veper . Pa as nje dite pushim apo pushim mjeksor .iu binda të gjitha urdhrave të zyrtaret rejonale dhe urdhrat nga PR.muaj më parë e dija që ai do të më linte pa punë por besoja se vendimi do të ndryshonte.I shkrova Z. Bedri Istrfi duke i kujtuar atij që ai personalisht ne kater syteb kishte premtuar një zgjidhje ve vendim i pcaktuar .Unë jam i vetmi serb që kam punuar në Telekomin e Kosove 20 muaj i vetmi serb, të cilit u zgjat kontrata pesë herë dhe i vetmi serb që ata i ndoqën në rrugë si qen.Gjatë ditës, dhe pas këshillimit me avokatët e mi, do të kthehem përsëri në media me shumë detaje të tjera në lidhje me telekomin dhe punën time në telekom. Premtoj të këtë padrejtësi do te vendose një herë e përgjithmonëPo ashtu i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm shtetrore Alexander LumeziPo ashtu e quaj prokurorin publik z Syle Hoxha të më ftoj dhe të ekzaminoni të gjitha pretendimet dhe provat që unë posedojUnë gjithashtu kërkoj kryeministrin e ardhshëm Albin Kurt për të mbrojtur mua dhe familjen time.Më lejoni të përsëris .Shteti ka një detyrim për mua sepse ajo që kam bërë për Kosovën gjatë vitit të fundit më jep të drejtën të kërkoj mbrojtje nga shteti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat