Mblidhen ndihma në xhami e shpërndahen në kishë

Lajme

Mblidhen ndihma në xhami e shpërndahen në kishë

Nga: M.GJ Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 14:38
Mblidhen ndihma në xhami e shpërndahen në kishë

Solidariteti don vetëm shpirt e zemër e kur është fjala që shqiptari të ndihmojë shqiptarin në rastin e katastrofës që shkaktoi tërmeti në Shqipëri, të gjithë bëhen bashkë. Të gjithë luten nuk është me rëndësi se ku në xhami apo kishë, apo drejt Zotit në qiell të hapur, e të gjithë ndihmojnë e grumbullojnë ndihma pavarësisht se ku dhe çfarë, me rëndësi destinacioni i sigurt e i shpejtë. Ne mësojmë se shumë banorë të Sllatinës kanë grumbulluar ndihma për Shqipërinë në një xhami në vend e i kanë dërguar ato për t'i shpërndarë banorëve të zonës së Laçit në një kishë. Duket si e pabesueshme por e vërtetë ja se çfarë shkruan konkretisht organizatori Armend Krasniqi në një postim publik : " Te dashur Sllatinas dhe te gjithe ju qe ndihmuat, ndihmat e juaja kan shku ne rrethinë te Laçit, me sakte ne Kishen e fshatit Zhejë..!!

Aty u moren persiper nga Motrat Oblate te asaj Kishe dhe na siguruan qe do te shperndahen tek Familjet e prekura nga termeti dhe Familjet ne nevoje..!!

Nuk i dorezuam ne Kryq te Kuq, as tek persona privat, por direkt ne Kishe..!
Pra u mblodhen te Xhamia Shqiptare e u dorezuan ne Kishe Shqiptare, dmth nuk ka se si te shkoj keq kjo pune

Do te mbledhim ndihma deri te Dielen dhe prape do te vendosim ku do ti dorezojme sipas nevojes..!!

Faleminderit te gjitheveeeee Zoti ju ndihmofte". Gjithashtu kjo inisiativë e bukur dhe plot silidaritet nuk do të ndalet me kaq, por për tu pasuar me të tjera ndihma drejt Shqipërisë që sot ka më shumë nevojë se kurrë.BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat