Marko Gjuriq reagon ndaj Vjosa Osmanit për Bashkësinë e komunave serbe

Lajme

Marko Gjuriq reagon ndaj Vjosa Osmanit për Bashkësinë e komunave serbe

Nga: F. B. Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 16:04
Marko Gjuriq

Marko Gjuriq ka deklaruar Vjosa Osmani duhet të dijë se formimi i Bashkësisë së komunave serbe “me kompetenca thelbësore” është obligim i padiskutueshëm i Prishtinës, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Drejtori i (të ashtuquajturës) Zyrës për Kosovën Gjuriq  ka thënë se Osmani duhet të dijë obligimin që ka Prishtina për formimin e bashkësisë së komunave dhe garant për këtë është Bashkimi Evropian.

"Se bashkësia e komunave serbe është e menduar si shoqatë joqeveritare në çka Vjosa Osmani dëshiron ta shndërroj, nuk do kishte nevoje të bisedohej me muaj në Bruksel, po ajo do regjistrohej si asociacion në kuadër të ligjeve në fuqi të Prishtinës", ka thënë në deklaratën e shkruar Gjuriq.

Sipas tij partitë që kanë ambicie të formojnë qeverinë e re të Kosovës mund të marrin qëndrim politik se nuk do të respektojnë marrëveshjet, "por duhet ta thonë pasi edhe ne mund të tërheqim hapat tonë".

"Nëse, megjithatë duan të kontribuojnë në paqe edhe stabilitet në regjion dhe pajtimin shqiptaro-serb, atëherë duhet të braktisin diskursin ekstrem politik sipas të cilës çdo gjë që është mirë për serbët është keq për shqiptarët", shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat