Pentagoni godet Serbinë: Si do ndikoj raporti i ShBA-ve në orientimin strategjik të vendit?

Lajme

Pentagoni godet Serbinë: Si do ndikoj raporti i ShBA-ve në orientimin strategjik të vendit?

Nga: F. B. Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 18:16
Pentagoni

Aleksandar Vuçiq ka theksuar se presionet nga jashtë flasin për politikën e drejtë të vendit tone, duke komentuar raportin e Pentagonit dhe vërejtjen ndaj tij se po bashkëpunon me Rusinë, në kohën kur pala tjetër e kritikon se ka prishur raportet me Kremlini, shkruan Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Ai ishte i qartë se vendimet për Serbinë do të vazhdoj të i marrin qytetarët e saj pa marr parasysh presionet e ndryshme: “Këtë e them i qetë edhe pse shumica e dine sa është vështirë të ruhet pavarësia dhe ballafaqimi me presione. Ju kërcënoni e ne do të vazhdojmë të ndërtojmë”.

Vuçiq ka shtuar se Serbia do të vazhdoj të bashkëpunoj me botën dhe së shpejti me “miqtë amerikan” do nënshkruhen marrëveshje me rëndësi për ndërtimin e korridorit jo shumë larg Kragujevcit e pas kësaj shkon në Kore në takim me Putinin.

“Të gjitha këto presione, rezoluta dhe deklarata flasin atë që kumtojmë çdo ditë dhe ato janë se pozita e Serbisë është gjithnjë e më e forte” tha ai.

Në raportin e ministrisë amerikane të mbrojtjes për Ballkan, kritikohet dhe akuzohet Rusia se dëshiron të shtyjë Amerikën, BE dhe NATO-n nga regjioni, ku Vuçiq akuzohet se që nga marrja e pushtetit me SNS u shtua bashkëpunimi me Moskën, ku detajisht përmendet armatimi i Serbisë kryesisht nga Rusia.

Analisti i jashtëm politik Nemanja Staroviç ka thënë për "Novosti", se apostrofimi i Vuçiqit dhe partisë së tij në dokumentin e Pentagonit është jo i zakonshëm ndonëse përkundër kësaj nuk pret ndryshime dramatike edhe negative të raporti të Uashingtonit me Beogradin.

“Pentagon është një nga katër qendrat ku krijohet politika e jashtme amerikane, së bashku me Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e e Shtetit dhe Kongresin amerikan” tha ai.

Dejana S. Miletiç nga Qendra për Globalizim ka thënë se nuk e befason interesimi amerikan për Serbinë dhe regjionin me “lojën e presionit” që të hiqet dorë nga neutraliteti: “befason megjithatë mënyra si ShBA realizon politikën e saj, që I bënë dëm interesit të saj, duke na shtyrë në duar t Kinës dhe Rusisë.

Gjenerali në pension Mitar Kovač, drejtor i Forumit euro-aziatik të sigurisë për "Novosti", tha se kritikat për armatim nuk qëndrojnë aspak:

“Ushtria jonë shumë kohë ishte e lënë pas-dore, ku do merrnin armë ku nuk ka lidhje me politikën edhe ideologjinë, por vetëm në linjën e raportit kualitativ, në fund të fundit ne armatosemi edhe nga vendet e tjera të NATO-së”.

Ambasadori rus në Serbi Harçenko, ka thënë ju po bëni pyetje për raportin që ende nuk është publik.

“Mund të mbështetemi në publikimet në mediat serbe” ka shkruar ai në Tviter dhe ka vlerësuar se Moska edhe Beogradi zhvillojnë me sukses bashkëpunimin”.

“Qe sa here pyes pse po nxisim kaq reagim negative. Serbia është shtet sovran, i pavarur që forcon potencialin mbrojtës me bashkëpunimin me partnerët në kuadër të drejtës ndërkombëtare” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat