“Eskalon” zyrtari i PDK-së, me fjalë të rënda për Albin Kurtin dhe Isa Mustafën

Lajme

“Eskalon” zyrtari i PDK-së, me fjalë të rënda për Albin Kurtin dhe Isa Mustafën

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli, ka shkruar në lidhje me takimet e Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e quajtur Albin Kurtin argat të Isa Mustafës.

Cakolli nëpërmjet disa fotografive ka kujtuar kohën kur lideri i Vetëvendosjes protestonte ndaj kryeministrit të asaj kohe, Isa Mustafa.

LVV kishte përgatitur një parullë ku Mustafën e quanin ‘argat i Serbisë’.

E Cakolli, bashkëpunimin e Kurtit me Mustafën e quan si transformimin më të shpejt të një qenie njerëzore.

Postimi i plotë:

Ky është transformimi më i madhë dhe më i shpejt i një qenie njerzore, nga një njeri me "ballin lart e kurrizin drejt!" në një pakurrizor të llojit të vet. Isa "argat i Serbis, e Albini argat i Isës, ec e bjeri në fije kësaj pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat