Rrëfimi i shoferit që udhëton nga Kosova çdo ditë për Durrës: Shkoj me ndihma e kthehem me udhëtarë

Lajme

Rrëfimi i shoferit që udhëton nga Kosova çdo ditë për Durrës: Shkoj me ndihma e kthehem me udhëtarë

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 21:13
Fejsak Isaku

Fejsak Isaku, shofer autobusi nga Prishtina, ka udhëtuar pa u ndalë drejt Shqipërisë që t’u dalë në ndihmë personave të prekur nga tërmeti. Isaku vullnetarisht ka bartur ndihma në Shqipëri, e ka sjell njerëz për strehim në Kosovë

Në një rrëfim për T7, Isaku tregon për momentet e vështira dhe dhimbjet që pa nga shqiptarët që po sillte në Kosovë.

Po i njëjti ka theksuar se të njëjtën punë vullnetare do ta bënte përsëri nëse do të kishte nevojë.

Me qëllimin e vetëm, të ndihmojë bashkombasit në Shqipëri, Fejsal Isaku ka udhëtuar çdo ditë atje.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, vozitësi i autobusit nga Prishtina ka dërguar ndihma me këtë autobus, e ka sjellë të mbijetuarit e tërmetit, të strehohen në Kosovë.

Ai pohon se është lajmëruar vullnetar në kompaninë ku punon, që të kryejë këto udhëtime.

Për Fejsalin, gjendja e qytetit të Durrësit në ditën e parë kur ka shkuar, ka qenë e trishtë.

Ditët në vazhdim, ai ka sjellë në Prishtinë dhjetëra shqiptarë, të cilët strehë më të ngrohtë e më të sigurt kanë gjetur këtu.

Udhëtarët në këtë autobus, kanë bartur me vete rrugës për në Kosovë edhe dhimbjen e historitë e rënda që lidhen me përjetimet pas shembjes së shumë shtëpive e banesave ku ata kanë jetuar.

Këto ulëse kanë mbajtur për disa orë peshën e trishtimit për humbjet e familjarëve e të shtëpive pas tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të 26 nëntorit.

Prishtinasi që ka 7 vite që bën këtë punë, thotë se këto ditë motivi i udhëtimit ka qenë tjetër, më ndryshe nga ekskursionet e udhëtimet për pushime që bëhen mes këtyre dy vendeve.

Pavarësisht lodhjes e shqetësimit që ka pasur këto ditë, Fejsali thotë se të njëjtën gjë do ta përsëriste po të ishte nevoja.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat