Gazetari shqiptar nga Gjeneva, kritikon Ramush Haradinajn për flamurët që ua dërgoi familjes Abazi

Lajme

Gazetari shqiptar nga Gjeneva, kritikon Ramush Haradinajn për flamurët që ua dërgoi familjes Abazi

Nga: D.RR Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 21:53
Ramush Haradinaj

Gazetari shqiptar në Gjenevë, Nefail Maliqi, ka kritikuar ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dërgoi flamurë në familjen Abazi, e cila humbi dy djemtë e saj në tërmetin që ndodhi në Shqipëri.

Maliqi shkruan ndër tjera se, në familjen Abazi duhet dërguar ndihma siç e kërkon tradita, pasi ata kishin humbur jetën duke fituar kafshatën e gojës, e jo duke luftuar.

Postimi i tij i plotë:

Vakia e Zotit ose çudira shqiptare: Ramushi ne te pame ne Gjilan dergon nje krah flamura?!..thuajse vellezrit Abazi paskan shkuar ne front ne Shipni me luftu per flamur?!

Vellezrit Abazi qe flamujt i lane ne Kosove shkuan te fitojne buken e gojes larg vendlindjes ne Durres, qe qeveria nuk ja mundesoi te punojne ne token e tyre ne Kosoven e «lire». Shkurt tradita shqiptare e jep qe ne te pame te dergojne dy kilogram sheqer apo çaj. Vllezerit Abazi qe lane shtate jetime skane nevoje per flamuj (n’pazar t’Gillani sa te duash nga 2-3 euro) por per mbeshtetje financiare (buke, libra lapsa e fletore) nga shteti i Kosove!.. Kush me i ngrit ata flamuj, ata sot i shtine n’dhe?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat