Lukashenko sot në Beograd  - ofron ndihmë rreth çështjes së Kosovës

Lajme

Lukashenko sot në Beograd  - ofron ndihmë rreth çështjes së Kosovës

Nga: F.B Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 09:16
Aleksandar Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko sot qëndron në Beograd në vizitë dyditore me ftesë të presidentit Vuçiq, ndërsa temë e bisedës pritet situate në regjion, çështjes së Kosovës dhe atyre ekonomike mes dy vendeve, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Lukashenko pas takimit me Vuçiqin është planifikuar të ketë edhe vizita tjera në Kuvend ku edhe do të flas thuhet në njoftim.

Ndër temat e bisedës pritet të jetë mbështetja e Bjellorusisë për integritetin territorial të Serbisë dhe ndihmën rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në këto organizata, po ashtu do bisedohet edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe ushtarak.

Vuçiq dhe Lukashenko do të vendosin  pasdite edhe kurora me lule në varrin e çlirimtarit në Beograd dhe lapidarin e armenit të kuq, ndërsa mbahen takimet dypalëshe. Lukashenko është lideri i vetëm që ka vizituar Serbinë në kohën e bombardimeve të vitit 1999.

Për bashkëpunimin ekonomik do bisedohet në takimin me Odën Ekonomike të Serbisë, ndërkohë që njoftohet se Serbia për 9 muajt e sivjetshëm  ka eksportuar mallra në vlerën 41,4 milionë dollarë që është rritje për 12,8 për qind, ndërkohë që janë importuar  mallra në vlerën 5 milionë apo 9,3 për qind.

Vuçiq sot do takohet edhe me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe Irinej, përfaqësuesin e KE-së Dejvid Mekalister dhe liderin e Partisë Popullore Manfred Veber.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat