Zjarrfikësit serb përshkruajnë tmerrin që kanë përjetuar në Shqipëri: Gjithë kohën ishim në rrezik

Lajme

Zjarrfikësit serb përshkruajnë tmerrin që kanë përjetuar në Shqipëri: Gjithë kohën ishim në rrezik

Nga: F.B Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 09:46
Zjarrëfiksi serb

Davor Vidoviç , udhëheqës i ekipit shpëtues që ka qëndruar në Shqipëri për shpëtimin nga rrënojat e tërmetit ka fol për “Novosti” për përjetimet  në këtë opercaion, përcjell “Bota Sot”.

Kemi ndjerë se trualli dridhet edhe gjatë kohës që kërkonim për të gjallët nën rrënoja. Gjatë gjithë kohës ishim në rrezik, në një moment kemi dëgjuar edhe përjetuar goditjen prej 5 shkallë të Rihterit,kemi shikuar ndërtesat përreth që lëkundeshin. Jemi përpjek që mos të shohim këto port ë punojmë për të gjetur të gjallët në rrënoja, ka treguar ai për "Novosti".

Vidoviç së bashku me 12 kolegët e tij nga ekipi për shpëtim i sektorit për situate të jashtëzakonshme të Ministrisë së Brendshme të Serbisë nga e marta e shkuar deri të shtunën qëndruan në Shqipëri.

Ky ekip ka ndihmuar në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve dhe viktimave në rrënojat në Thuman dhe Durrës që ka lënë shumë pasoja në njerëz dhe ndërtesa, në tërmetin më të madh në këtë vit në gjithë botën.

Kolegët nga Nishi dhe Kragujevci gjithsejt 13 persona të matën pasdite udhëtuan drejt Shqipërisë ndërsa janë kthyer të shtunën pasdite.

“Kishim një automjet për terren, një kamion të zjarrfikësve dhe një kombi-bus. Atje kemi mbërritur natën por menjëherë jemi kyç në aksionin për kërkim” thotë ai.

Puna e parë në këto situata është vlerësimi i stabilitetit të objektit ku do kërkonim, fillimisht kemi biseduar me dëshmitarët, për të përcaktuar rrezikun shtesë – nga rryma, nga gazi etj...

“Punuam me duar për të hapur rrugën në rrënoja, ku kanë punuar 30 ushtarë, kemi shfrytëzuar eskvator për largimin e materialeve. Aq shumë kanë qenë të ngjeshura ato rrënoja sa kemi menduar se nuk mund të ketë njerëz të shpëtuar brenda. Me intuitë punuam dhe kur kemi hequr një cope të madhe betoni kemi gjetur dy trupa, që vdekja i kishte gjetur ne shtrat” tha Vidoviç që si profesionist thotë se është mësuar me pamje të tilla por nuk është njësoj asnjëherë.

Më pas tregon ai jemi zhvendosur në një hotel në Durrës që ishte rrënuar tërësisht. Në kuadër të shtabit emergjent të forcave ndërkombëtare ishin të angazhuara trupa nga Franca, Italia, Turqia, Maqedonia, Mali I Zi dhe Kroacia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat