Komandanti i Koshares që kaloi në PDK, me fjalë të mëdha për Rugovën, ja projekti nacional i Presidentit

Lajme

Komandanti i Koshares që kaloi në PDK, me fjalë të mëdha për Rugovën, ja projekti nacional i Presidentit

Nga: N.Sh. Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 15:03
Hisen Berisha

Komandanti i Koshares, Hisen Berisha i cili pak para zgjedhjeve kaloi në PDK, ka shkruar fjalë të mëdha për presidentin historik dr. Ibrahim Rugovën.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, thotë se, idetë e Rugovës bënë epokë, ato u patentuan në zbatim si filozifi rugoviane për liri, barazi, demokraci dhe shtet.

Berisha thotë se, arma e tij kundër luftës dhe anës së errët të saj ishte politikia prej trimi të urtë, duke shtuar këto humanizmin si moto, dialogun si artë i mundshmës e vendosshmërinë si element të arritjes së qëllimit.

“Ai projektoi me durim Shtetin e Kosovës, mbi idenë e Dardanisë antike. Projekti nacional i Rugovës për pavarësinë e Kosovës u përmbush dhe sa herë të thuhet pavarësia e Kosovës, Kosova e pavarur, do të kujtohet emri i Ibrahim Rugovës. Dr.Rugova është shenja idenfifikuese e shekullit të Kosovës!”, shkruan Berisha, përcjell gazeta “Bota sot”.

Postimi i plotë:

EPOKËS SONË I DHE EMRIN TËND PRESIDENTI LAVDISHËM Dr. IBRAHIM RUGOVA (Në 75 vjetorin e lindjes)'

Personalitetet që i jpin emirn epokës së tyre kanë veç ditë lindjeje!

Idetë e presidentit Rugova, që bënë epokë, u patentua në zbatim si filozofia rugoviane për liri, barazi, demokraci dhe pavarësi e shtet.

Politika prej trimi të urtë ishte arma e tij kundër luftës dhe anës së errët të sajë viktimave e te keqës, duke pasë si moto humanizmin si frymën e saj, dialogun si art i të mundshmës, vendosmërinë si element të arritjes së qëllimit, besimin në ideal si forcën e së vërtetës, qytetarin si armaten e luftes për liri, atdheun të shenjtë, lirinë e demokracinë si domosdoshmëri, nderimin e historisë dhe të lavdisë, faljen si forcë karakterizuese, përkushtimin për forcimin, mbrojtjen dhe lartësimin e Republikës së Kosovës si kompromis historic dhe kombit tonë.

Në epoken qe mbanë emrin e tij secili ka parë vetën të gjallë në të, secili ka folur me gjuhën e tij, sepse ai ka folur me gjuhën e secilit prej prijësit që artikuloi projektin për pavarësinë e Kosovës, për demokracinë e lidhur me pluralizmin, shtetin e së drejtës dhe humanizmin.

Ai projektoi me durim Shtetin e Kosovës, mbi idenë e Dardanisë antike. Projekti nacional i Rugovës për pavarësinë e Kosovës u përmbush dhe sa herë të thuhet pavarësia e Kosovës, Kosova e pavarur, do të kujtohet emri i Ibrahim Rugovës. Dr.Rugova është shenja idenfifikuese e shekullit të Kosovës!

Lavdi emrit dhe veprës së tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat