Danielsson: Marrëveshja Prishtinë – Beograd do të sillte energji të re

Lajme

Danielsson: Marrëveshja Prishtinë – Beograd do të sillte energji të re

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 15:15
Danielsson

Drejtori i Përgjithshëm për bisedimet e pranimit dhe fqinjësisë në Komisionin Evropian, Christian Danielsson thotë se është e rëndësishme që përderisa debati për reformimin e politikës së zgjerimit është duke u zhvilluar në BE, vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të shkojnë më pranë Bashkimit.

“Përveç zbatimit të reformave, e cila është thelbësore për rajonin, është e nevojshme të gjendet një zgjidhje në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo do t’i jepte energjinë e nevojshme Ballkanit Perëndimor”, tha ai./AlsatM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat