Gazeta “Delo”: Serbia duhet të vendos, Putin do e shiste për Krimenë

Lajme

Gazeta “Delo”: Serbia duhet të vendos, Putin do e shiste për Krimenë

Nga: F.B Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 18:24
Aleksandar Vuciq dhe Vladimir Putin

Serbia do të duhet të vendos ndërmjet NATO-së dhe Rusisë, shkruan gazeta sllovene "Delo" në komentin rreth rëndësisë së zbulimit të aferës në Serbi, gazeta vlerëson se “skandali i spiunëve” , ku është përfshirë agjenti rus, do të ketë pasoja të thella politike në Serbi dhe në raportet mes tyre janë në problem të madh, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Ndonëse kishte përpjeke të relativizmit të skandalit, ka dyshime në sinqeritetin e mbështetjes ruse që e pret opinioni serb, shkruan "Delo" në komentin me emrin "Tregti me ndikimin malinj rus".

Gazeta konstaton se në lojë mund të jetë mosbesimi i Moskës në atë sa është i fortë qëndrimi i Serbisë për neutralitetin ushtarak dhe dyshimet se zyrtarët e lartë serb janë më afër NATO-së se që dëshmohet në opinion.

"Mbështetësit e këtij skenari mbështeten në përpjekjet e deputetëve rus që të ndërtohet qëndrimi i neutralitetin ushtarak në Kushtetutë. Ky është qëllimi i Kremlinit në përpjekjet për të evituar flirtimin e Beogradit me NATO ", thotë "Delo".

Aty tërhiqet vërejtja se rasti i “skandalit të spiunimit” i organizuar në Beograd mund të jetë shenjë e fillimit të largimit të Serbisë nga Rusia.

Gazeta konstaton se presidenti rus Putin ka sfera më të rëndësishme interesi se Ballkani dhe bllokimi i NATO-së dhe potencon se Rusia mund të heq dorë nga Ballkani, pa luftë në dobi të sponsorimit amerikan, nëse ShBA dhe BE i mundësojnë Moskës që të legalizoj “aneksimin e Krimesë nga juglindja e Ukrainës”.

Në "Delo" përfundohet se ka pak gjasa që Serbia mundet që të ndjek rrugen e neutralitetit përgjithmonë.

"Pozita e saj gjeo-strategjike kërkon që ajo ose të i bashkohet Rusisë apo NATO-së dhe të ndaloj të pranoj flirtimin e pafund herë me njërn e herë me palën tjetër", thuhet në "Delo".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat