Jevtiq: Lista Serbe nuk do të jetë pengesë për krijimin e qeverisë së Kosovës

Lajme

Jevtiq: Lista Serbe nuk do të jetë pengesë për krijimin e qeverisë së Kosovës

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 11:00
Dalibor Jevtiq

Nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq ka deklaruar sot se kjo parti nuk do të jetë pengesë për formimin e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës, por se do të kërkojë “minimumin – respektim të vullnetit të qytetarëve dhe ndërprerje të diskriminimit të serbëve”.

Jevtiq, në deklaratën dhënë për Kosovo Online, ka thënë se “minimumi i kërkesave të Listës Serbe është ndërprerja e diskriminimit të vullnetit të popullit serb dhe ndërprerja të diskriminimit të përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës”.

“Ata të cilët refuzojnë të pranojnë atë çfarë ka qenë vullneti zgjedhor i qytetarëve, refuzojnë që në një mënyrë demokratike t’i pranojnë qëndrimet dhe mendimet tona si përfaqësues të serbëve, si dhe si parti politike dhe me vet këtë refuzojnë të zgjidhin problemet e popullit serb në Kosovë”, ka pretenduar Jevtiq.

Ai ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare e di se Lista Serbe nuk do të jetë pengesë në formimin e Qeverisë së Kosovës.

“Por do të kërkojmë respekt minimal, jo vetëm ndaj nesh, si parti politike të serbëve, por edhe ndaj popullit serb, i cili ka thënë qartë dhe pa mëdyshje se kë duan t’i përfaqësojë nëpër institucione”, ka përfunduar Jevtiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat