Haradinaj i reagon Vuçiqit, ja çfarë thotë për urrejtjen e tij patologjike

Lajme

Haradinaj i reagon Vuçiqit, ja çfarë thotë për urrejtjen e tij patologjike

Nga: N.Sh Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 18:43
Ramush Haradinaj dhe Aleksander Vuçiq

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj i ka reaguar presidentit serb Aleksander Vuçiq për masakrën e Reçakut.

Haradinaj thotë se urrejtja patologjike e Vuçiqit po dëshmohet dhe me deklarimin e tij të fundit i cili tha se kjo masakër është e fabrikuar.

 “Urrejtja patologjike e Vuçiqit ndaj shqiptarëve, po dëshmohet edhe me deklarimin e tij të fundit, “se masakra e Reçakut e cila tronditi mbarë botën në vitin 1999 është e fabrikuar”.

Ky qëndrim dëshmon qartë se Serbia edhe në formë institucionale e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga koha e Millosheviqit”, shkruan Haradinaj transmeton gazeta “Bota sot”.

Haradinaj shton se,Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera dhe urrejtja ndaj secilës etni është vepër e dënueshme me ligj.

“Është për keqardhje se si Serbia, që konsiderohet si shtet favorit nga BE-ja, vazhdon ta kultivojë urrejtjen etnike ndaj shqiptarëve dhe mohon krimet gjenocidale të saja, duke kontaminuar kështu të ardhmen e tyre dhe duke zvogëluar shanset për paqe dhe pajtim në rajon”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat