Çfarë po ndodh? Xhelal Sveçla dhe Arban Abrashi në takim me Gjuriqin në Tiranë

Lajme

Çfarë po ndodh? Xhelal Sveçla dhe Arban Abrashi në takim me Gjuriqin në Tiranë

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 20:46
Fotografitë janë realizuar në Tiranë, në atë që njihet si “15-katëshi”, ku edhe po zhvillohet takimi aktualisht.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është parë duke biseduar me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Sveçla, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, është fotografuar gjatë një takimi me zyrtarin e qeverisë serbe, në mbrëmjen e së shtunës.

Fotografitë janë realizuar në Tiranë, në atë që njihet si “15-katëshi”, ku edhe po zhvillohet takimi aktualisht.

Përveç Sveçlës, në takim me zyrtarin serb, në kryeqytetin e Shqipërisë, media ka mësuar se janë edhe deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat