Jo vetëm Sveçla ishte ulur në një tavolinë me Gjuriqin, edhe Albin Kurti ishte ulur pranë tij, sot në Tiranë

Lajme

Jo vetëm Sveçla ishte ulur në një tavolinë me Gjuriqin, edhe Albin Kurti ishte ulur pranë tij, sot në Tiranë

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 23:51
Albin Kurti

Publikimi i disa fotografive të anëtarit të kryesisë së VV-së, Xhelal Sveçla i ulur pranë Marko Gjuriqit, të ashtuquajturit drejtor në Zyrën për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, nxitën reagime të shumta.

E gjithë kjo, pasi që Gjuriq dhe shefi i tij, presidenti serb, dy ditë më parë e mohuan masakrën e Reçakut.

Por jo vetëm Sveçla bashkë me disa zyrtarë tjerë kosovar ishin ulur në një tavolinë me Gjuriqin. Pranë Gjuriqit sot në Tiranë është ulur edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Gjuriq ishte i ulur në krahun e djathtë të Kurtit në konferencë për bashkëpunim rajonal të organizuar nga ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.

Në krahun e majtë të Kurtit është e ulur Teuta Vodo, sekretare për marrëdhenie më jashtë e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat