Kur fashisti dhe psikopati Vuçiq kërkonte vrasjen e 100 muslimanëve për një serb

Lajme

Kur fashisti dhe psikopati Vuçiq kërkonte vrasjen e 100 muslimanëve për një serb

Nga: N.Sh. Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 13:29
Aleksandar Vuçiq

Eksperti i Sigurisë, profesor Avni Islami, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar kohën kur presidenti aktual serb, Aleksander Vuçiq, kërkonte të vriteshin 100 musliman për një serb.

Islami, duke e publikuar edhe videon nga fjalimi i Vuçiqit, e quan psikopat dhe fashist, mohuesin e masakrës së Reçakut.

Ai thotë se, pasuesi i Millosheviqit i ka ndërruar vetëm metodat por jo edhe qëllimin.

Image
Avni Islami

“Nuk duhet të harrohet se ky fashist e psikopat i llojit të vet, kërkonte të vriteshin njëqindë musliman per nje serb pra 1:100, e kur sot e mohon masakrën e Reçakut e vëren se është po ai i njejti. Ky pasues i Millosheviqit, vetem metodat e i ka ndrru por jo edhe qëllimin. Ky eshte pra Vuçiqi”, shkruan Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat