Aktakuzë kundër 20 personave për import të armëve dhe municionit

Lajme

Aktakuzë kundër 20 personave për import të armëve dhe municionit

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 15:57
Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër 20 personave, 11 prej tyre për vepër penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 lidhur me veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, ndërsa për 9 persona për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të pandehurit AF., A.S., P.F., A.F., P.F., G.F., M.Sh., I.R., R.M., N.M., dhe P.M. gjatë periudhës kohore nga fillimi i vitit 2018-24.07.2019, në Ferizaj, Prishtinë dhe në vende tjera në Kosovë, duke vepruar si pjesë e grupit të organizuar kriminal, aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të grupit duke e ditur se pjesëmarrja e tyre do të kontribuojë në realizimin e veprimtarisë kriminale për import të kundërligjshëm të armëve.

Të pandehurit me qëllim të përfitimeve financiare të kundërligjshme, duke vepruar në kundërshtim me ligjin mbi armët, në mënyrë të paautorizuar kanë importuar armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm, ku të pandehurit e lartcekur varësisht nga roli i tyre kanë kontribuar në këtë aktivitet kriminal.

Me këto veprime njëmbëdhjetë të pandehurit, AF., A.S., P.F., A.F., P.F., G.F., M.Sh., I.R., R.M., N.M., dhe P.M., kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 paragrafi 1 të KPPK-së, lidhur me veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364 paragrafi 2 të KPRK-së.

Ndërkaq, të pandehurit B.A., F.U., S.N., A.H., K.P., E.B., K.D., B.J. dhe S.K., nga data e pa caktuar e deri më 24.07.2019, në shtëpitë e tyre secili veç e veç kanë mbajtur pa autorizim, në pronësi, kontroll ose posedim, armë në shkelje te nenit 366 paragrafi 1 dhe 2 të KPK-së.

Të njëjtit kanë mbajtur armë dhe municion të llojeve të ndryshme, me ç‘rast të njëjtat i janë konfiskuar gjatë ditës së kontrollit nga Policia e Kosovës.

Me këto veprime të nëntë të pandehurit B.A., F.U., S.N., A.H., K.P., E.B., K.D., B.J. dhe S.K., kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 2 të KPRK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat