Admirali Fogo:"KFOR-i në Kosovë ka kryer goxha punë të mirë

Lajme

Admirali Fogo:"KFOR-i në Kosovë ka kryer goxha punë të mirë

Nga: F.B Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Komandanti Komandës së Forcave të Bashkuara të NATO-së në Napoli, admirali Xhems Fogo ka deklaruar se “KFOR-i në periudhën e shkuar prej dy dekadave ka kryer shumë mirë punën e saj në Kosovë”, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Në ftesë të kry-shefit të të ushtrisë së Serbisë gjeneralit Milan Mojsiloviç, Fogo po qëndron në vizitë dyditore në Serbi.

Me zyrtarët serb ai ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it, aktivitetet e përbashkëta në kuadër të programit të partneritetit për paqe dhe aktivitetet tjera në fushën e trajnimit.

Në intervistë pë RTS, admirali Fogo ka fol për sigurinë e serbëve në veri të Kosovës në rast se policia e Kosovës tenton të marr veriun, shkruan gazeta.

Fogo ka thënë se KFOR është faktori i tretë për nga renditja në zinxhirin e reagimit pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së EULEX. Mirëpo KFOR-i ka përgjegjësi për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në rrethinë në të gjitha situata bazuar në rezolutën 1244.

Ai u shpreh se KFOR-i në 20 vitet që kaluan “goxha mirë e ka kryer punën” në Kosovë.

"Verës kemi shënuar 20 vjetorin e pranisë sonë në Kosovë, gjatë asaj kohe 213 ushtarë të forcave shumëkombëshe të NATO-së për fat të keq kanë dhënë jetën për ruajtje të paqes” ka thënë Fogo.

Sipas admiralit amerikan për atë kohë KFOR-i mban lidhje të afërta bashkëpunimi me Ushtrinë e Serbisë “Mendoj se deri tash kjo ishte e mirë” vlerësoi Fogo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat