Ceremonia e çmimit Nobel u shoqërua me protesta

Lajme

Ceremonia e çmimit Nobel u shoqërua me protesta

Nga: Sherif Ramabaja Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 23:04
Peter Handke

Ishte hera e parë që aq fuqishëm protestohej gjatë ndarjes së çmimit prestigjioz, Nobel në Stokholm të Suedisë. Protestohej ndaj një personi, Peter Handke që gjatë luftërave Ballkanike arsyetonte veprimet kriminale të pushtetit serb. Handke edhe më parë njihej si person kontraverz dhe sjelljet e tij nuk e habisnin askend. Për Handken kisha shkruar edhe më 2006. Gjermania atëher kishte refuzuar t´ia ndaj Handkes çmimin, Heinrich – Heine,shkaku i përkrahjes së gjenocidit serbkundër popujve Ballkanik. Komisionit për ndarjen e Nobelit i zihet pët të madhe,si e zgjodhën Handken.Arsyetimi ishte, e vlersojmë punën letrare të tij, jo personin. Hitleri po të ishte marr me letërsi, do të kishte mundësi që edhe ai ta fitonte një çmim të tillë? Handke nuk ka vrarë personalisht, po është solidarizuar me vrasësit.

Handke kishte marr pjesë edhe në varrimin e kriminelit Milosevic duke arsyetuar krimet e tij. Ai kishte rast ta korigjonte veten në Stokholm dhe sadopak të arsyetonte diskursin kontraverz të tij, po nuk e bëri. Ai i mbetet besnik të kaluarës së tij dhe mbetet i tillë çfarë është.

Në një intervistë ai kishte deklaruar : “ dhijë në atë punë, më pranon dikush si poet apo jo”. Kjo mjafton si shprehet ai, çfarë mendon dhe çka deklaron. Prandaj sjelljet e tij prej një dilitanti që e kuptojnë dhe e arsyetojnë vetëm serbët, të vjen të njejtën kohë të vjellësh ose të të dhimbset.

Derisa të gjithë të tjerët ishin meritor dhe të gjithë admiroheshin, dikund jasht në të ftohtë, protestohej ndaj Handkes dhe mbaheshin flalime kundër mirënjohjes për te. Kishin ardhur protestues nga Bosnja, shoqata të ndryshme, kishte po ashtu edhe shqiptar. Disa shtete e kishin bojkotuar pjesemarjen në ceremoni.Mes protestuesve ishte edhe një mjeke, Christina Doktare që gjatë luftës në Bosne kishte qenë në misionin e OKB -së. Ajo memisionin e saj të OKB në vitin 1988 kishte fitur çmimin Nobel për paqë. Kundërshtimet ndaj Handkes ishin edhe nga shumë personalitete, organizata dhe shtete të ndryshme.

Mediat nga e mbarë bota kishin njoftuar për Handken, përkrahjen prej tij ndaj krimeve serbe, si dhe çmimin që do ta merrte. Një admirim për te, e bënte vetëm Serbia dhe serbët gjithkund ku janë. Kjo dëshmon se ata akoma nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me të kaluarën e tyre. Kancelarja gjermane Merkel para ca ditësh e vizitoi Holokaustin gjerman në Auschwitz të Polonisë dhe deklaroi se turpërohet si gjermane, për atë që gjermanët kanë bërë këtu. Për fat të keq serbët mohojnë dhe arsyetojnë gjithçka, çka kanë bërë dhe bëjnë akoma sot. Kjo është një tragjedi për vetë popullin serb. Herdokur ata do të ballafaqohen me të vërtetën e turpshme të tyre. Krimet do të mbeten vepër e tyre, po edhe Handke e pranoi ose jo, do të jetë një shkrimtar dhe person i mbuluar me turp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat