E konfirmon ambasadori gjerman: Dialogu Prishtinë-Beograd prioritet i Gjermanisë

Lajme

E konfirmon ambasadori gjerman: Dialogu Prishtinë-Beograd prioritet i Gjermanisë

Nga: F.B Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 11:00
Tomas Shib

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd Tomas Shib ka porositur se në fokus të kryesimit gjerman të BE-së do të jetë zgjerimi sikurse edhe vendet e Ballkanit të BE-së mund të bëhen anëtare të BE-së nëse përmbushin kushtet, por kjo varet nga vetë ato, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

„ Perspektiva evropiane që vlen për të gjitha vendet e Ballkanit është konfirmuar në marrëveshjen e Lisabonës, kështu që atë model nuk do ndryshoj. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane, mund të bëhen pjesë e BE-së nëse përmbushin kriteret – kjo do të thotë se ajo varet nga vetë ato shtete “, tha ambasadori gjerman Shib për RTS.

Duke përkujtuar se Gjermania do marr kryesimin me BE-ën nga 1 qershori 2020, ndërsa deri atëherë kryesuese do të jetë Kroacia, Shib ka thënë se fokus në kryesimin gjerman do të jetë zgjerimi.

„Ne po shpresojmë se deri atëherë Këshilli Evropian do sjell vendimin që të hapen bisedimet e bashkëngjitjes me Shqipërinë dhe Maqedoninë” tha ai.

Duke komentuar qëndrimet ndryshe te Francës dhe Gjermanisë në procesin  zgjerimit, Shib vlerësoi se propozimi francez „non pejper“ që nuk ka formë të dokumentit, kështu që “ perspektiva evropiane mbetet e pandryshuar edhe për vendet e Ballkanit”.

Sipas tij Franca dëshiron të përmirësoj metodologjinë e bashkëngjitjes në Union.

„Këtu pajtohemi me francezët, por duhet pritur që Komisioni Evropian të prezantoj[ propozimet në fillim të vitit që vjen dhe do i shikojmë dhe shqyrtojmë” tha ambasadori.

Dialogu i normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit është prioritet i Gjermanisë, duke përkujtuar s ky është kusht i procesit bashkëngjitjes për Serbinë bazuar në kapitullin 35. „ Pra raporti mes Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizohet në bazë të dialogut gjithëpërfshirës “,tha Shib duke shtuar se Gjermania angazhohet për vazhdim të dialogut me ndërmjetësim të BE-së dhe prioritet i ynë, që është konfirmuar edhe nga komisionari i ri Borel.

„Do të shohim a do ketë emërim të ndërmjetësuesit të ri, gjë që do të ishte iniciativë e mirë” tha Shib që u shpreh se së pari duhet formuar qeveria e re në Prishtinë dhe të vazhdohet dialogu me kushtin e heqjes së tarifës.

„Edhe ShBA edhe BE flasim me muaj për këtë, mendoj se tarifat janë të këqija për regjionin dhe kanë ndërprerë dialogun. Më lejoni që të them diçka këtu nuk ju pëlqen, me rëndësi që të bisedohet në atmosferë konstruktive, ndërsa fushata e tërheqjes së njohjeve nuk kontribuon atmosferës së mirë “, porositi ambasadori gjerman për RTS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat