Zëdhënësi i VV’së konfirmon se s’ka takim sot me LDK’në

Lajme

Zëdhënësi i VV’së konfirmon se s’ka takim sot me LDK’në

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Pas dy takimeve radhazi, LDK dhe LVV nuk do të takohen sot. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

Edhe pse ka më shumë se dy muaj që kanë përfunduar zgjedhjet në Kosovë, dy partitë nuk kanë arritur ta gjejnë gjuhën e përbashkët për të formuar një koalicion.

Marrëveshja nuk është arritur as pas pothuaj dy muajve bisedimesh e harmonizimi qëndrimesh, ku  dy subjektet u pajtuan për të gjitha çështjet lidhur me programin qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat