Gjuriq: “Vjelljet cinike” të Pacollit fyejnë viktimat e krimit

Lajme

Gjuriq: “Vjelljet cinike” të Pacollit fyejnë viktimat e krimit

Nga: F.B Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 13:30
Marko Gjuriq

I ashtuquajturi drejtor  i Zyrës së Qeverisës së Serbisë për Kosovë ka reaguar ndaj deklaratës së Pacollit për rastin e kafiçit “Panda”, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Nuk e pranojmë ndeshjen e numërimit të përditshëm të kufomave që po imponon Prishtina, sepse kjo është politikë e urrejtjes që shpie në vuajtje të reja, ka kumtuar Gjuriq nga zyra për Kosovën.


"Vjelljet cinike të Pacollit fyejnë viktimat e një prej krimeve që ka mbetur pa u dënuar", tha ai në kumtesën lidhur me deklaratën e ministrit në largim Pacolli, që akuzon Beogradin se qëndron prapa vdekjes së të rinjve serbë lokalin ‘Panda” tek Peja para 21 viteve.

“Po të ishte Pacolli humanist i sinqertë dhe jo cinik nuk do mohonte krimin që kanë kryer bashkëvendësit e tij ndaj serbëve. Nëse ai dhe partnerët e tij politik nuk janë të gatshëm që serbëve të gjallë të ju garantojnë barazi dhe drejta njeriu në Kosovë, mund të dëshmojnë minimumin e njerëzisë ashtu që në komunikimin publik të tregojmë respekt për të vdekurit”, tha ai.

Më herët Pacolli në Tvuter ka shkruar se serbët e rinj janë viktimizuar me qëllim që të fajësohen shqiptarët për një gjë që nuk e kanë bërë, ndërsa qëllimi kryesor ishte që UÇK të tregohet si terroriste.

pacolli iu drejtua Vuçiqit që të sqaroi “ prindërve të fëmijëve të  varrë në Panda” se ata u viktimizuan me qëllim që të arsyetohej spastrimi etnik ndaj shqiptarëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat